“Ke menduar për fëmijë të tretë”, Jonida i kthen përgjigjen ndjekësit

Screenshot

Jonida Vokshi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet më ngacmuese për jetën e saj private.

E pyetur nga një ndjekës nëse ka menduar për një fëmijë të tretë, moderatorja dhe aktorja e njohur është përgjigjur shkurt:

“Luaj prej vendit”.

Përmes kësaj shprehjeje popullore, Jonida ka lënë të kuptohet se nuk e shmang këtë ide, por emoji duke qeshur i jep gjithashtu një nuancë humori përgjigjes së saj.

Kujtojmë se Jonida është nënë e dy fëmijëve, vajzës Emi dhe djalit Ian, e siç duket për momentin mbetet e përqendruar te familja e saj me dy të vegjlit.

Screenshot

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*