Dramë mes Burak Özçivit dhe familjes së tij? Flet babai i aktorit

Martesa e Burçun Özçivit, motrës së aktorit të famshëm turk Burak Özçivit, me Hasan Sağdıç po bën xhiron e medieve sociale, por vëmendjen kryesore e mori mungesa e papritur e vetë yllit të kinematografisë.

Mosprania e tij në ditën më të rëndësishme të së motrës menjëherë nxiti “thashetheme” dhe aludime mes ndjekësve, duke ngritur dyshime se brenda familjes mund të kishte shpërthyer ndonjë përçarje e madhe.

Megjithatë, të gjitha spekulimet ranë shpejt poshtë me publikimin e pamjeve dhe videove të para nga ceremonia e zhvilluar në Bafra.

Përmes deklaratave publike gjatë festës, çifti i ri dhe babai i aktorit, Bülent Özçivit, sqaruan se nuk bëhet fjalë për asnjë mosmarrëveshje familjare. Arsyeja e vetme e mungesës së Burakut ishte orari i tij mjaft i ngjeshur i xhirimeve në Adana, nga ku e kishte të pamundur të shkëputej fizikisht.

Për t’i dhënë fund zërave negativë, vetë çifti konfirmoi se aktori u lidh me ta përmes një video-thirrjeje gjatë dasmës për t’i uruar nga afër dhe për të qenë pjesë e gëzimit, qoftë edhe nga larg. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*