Një fotografi e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ngritur pikëpyetje për jetën sentimentale të Rizarta Hoxhës.
Ka qenë gazetari Elton Tozaj ai që ka ndarë në InstaStory një foto ku shihen nga pas një vajzë dhe një mashkull duke ecur së bashku, ndërsa krahas saj ka ngritur pyetjen: “Në një lidhje Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani?”

Sipas pretendimit të bërë në postim, personat në fotografi janë pikërisht Rizarta Hoxha dhe Arbër Çepani, ky i fundit një emër i njohur për publikun shqiptar edhe nga eksperienca e tij në “Big Brother”.
Pamja tregon dyshen duke ecur krah njëri-tjetrit, me valixhe, por vetëm kjo fotografi nuk mjafton për të konfirmuar se mes tyre ekziston një marrëdhënie sentimentale.
Megjithatë, publikimi ka mjaftuar që të ngrihen pikëpyetje nëse kemi të bëjmë thjesht me një udhëtim të përbashkët apo nëse mes tyre ka lindur diçka më shumë.
Deri në këto momente, as Rizarta Hoxha dhe as Arbër Çepani nuk kanë konfirmuar publikisht një romancë mes tyre

Leave a Reply