Reperi Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka treguar edhe një herë anën e tij më të ndjeshme e shpirtërore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë me ndjekësit një bisedë tejet emocionale me nënën e tij.
Në mesazhet e publikuara, Stresi i është drejtuar me dashuri nënës me fjalët “O xheneti jem”, ndërsa i ka shprehur mirënjohjen e thellë për rritjen dhe edukimin. AI ka shkruar se ndjen paqe të plotë në shpirt pasi i ka dashur dhe respektuar gjithmonë prindërit e tij.
Kjo nuk është hera e parë që artisti shfaq një anë të tillë të tij.
Stresi ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të jashtëzakonshme dhe tejet të ngushtë me të dy prindërit e tij, duke i konsideruar ata si shtyllën më të rëndësishme të jetës dhe mbështetjen e tij më të madhe në çdo hap.
Përmbi bisedës, reperi ka lënë edhe mbishkrimin domethënës “Zoti i bekoftë nënat tona”. /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply