Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Klodian Mihaj, i ka dhënë fund një periudhe të shkurtër shkëputjeje nga rrjetet sociale, duke u rishfaqur sërish pranë ndjekësve të tij.
Përmes një fotografie të shkrepur nga makina, Klodi ka përshëndetur të gjithë dhe ka ndarë një listë me objektivat kryesore për ditët në vijim.
Ai ka bërë me dije se po i rikthehet me seriozitet maksimal kujdesit për fizikun, duke nisur sërish stërvitjet e rregullta në palestër dhe duke ndjekur një dietë mjaft të rreptë ushqimore.
Përveç regjimit sportiv, Klodi ka premtuar edhe rikthim me energji të plotë në krijimin e përmbajtjeve dixhitale, ku paralajmëroi një sasi të madhe videosh të reja që do t’i publikojë së shpejti për të gjithë ata që e ndjekin.
Megjithatë, ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje te ndjekësit është paralajmërimi i tij për një rikthim në Itali.
Që prej përfundimit të përvojës së tij televizive në BBVK, Klodi ka zgjedhur të jetojë kryesisht në Kosovë, me partneren e tij Elijonën, ndërsa udhëtimet e tij drejt shtetit italian gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë të pakta dhe vetëm për vizita të shkurtra.
Pikërisht mënyra se si ai e ka formuluar këtë paralajmërim lë të nënkuptohet se kësaj radhe nuk bëhet fjalë thjesht për një udhëtim kalimtar, por për një zhvendosje të mundshme me kohë të plotë përsëri në Itali.
Nderkohë në marrëdhënien me Elijonën, çifti ka qenë mjaft hermetik këto kohë.
Se si do të rrjedhin planet e tij dhe nëse ky hap do të jetë përfundimtar, mbetet të kuptohet në ditët në vijim. /Prive By Liberta Spahiu/


Leave a Reply