Gazetari nxjerr bisedat: Françeska u nda nga ish-bashkëshorti, shkak një romancë e re me një burrë të martuar?

Një bisedë që pretendohet se është zhvilluar mes Françeska Muratit dhe një ndjekëseje të saj po qarkullon në rrjet, pasi gazetari Elton Tozaj e publikoi në Instagram.

Në pamjen e shpërndarë nga Tozaj shihet një komunikim privat në Instagram, ku dy palët shkëmbejnë fillimisht disa komente jo fort miqësore me njëra-tjetrën.

Megjithatë, vëmendjen e ka marrë pjesa e fundit e bisedës. Personi që komunikon me profilin e Françeskës shkruan:

“Ke të drejtë. Burrat e martuar nuk më shohin”.dhe më pas: “As un psh nuk lej burrin tim per nje burre te martuar”

Tozaj e ka shoqëruar publikimin e bisedës me komentin:

“Me pelqen komunikimi kaq i embel i influencereve tona me vajzat ne instagram! Dhe per me teper me vdes kur i thote sti hedh njeri syte!”

Publikimi vjen në një moment kur jeta private e Françeska Muratit ka qenë sërish në vëmendje. Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” është ndarë pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj.

Pikërisht për këtë arsye, referenca për një “burrë të martuar” në bisedën e publikuar ka ngritur pikëpyetje në rrjet nëse bëhet fjalë për një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj Françeskës dhe nëse kjo mund të lidhet me ndarjen e saj.

Megjithatë, nga biseda e publikuar nuk mund të përcaktohet se kujt i referohet konkretisht ndjekësja, ndërsa nuk ka asnjë konfirmim se Françeska ka një romancë me një burrë të martuar apo se një raport i tillë ka qenë shkak për ndarjen e saj.

Për momentin, ajo që është bërë publike është vetëm kjo pjesë e komunikimit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Françeska Murati do të reagojë apo do të sqarojë se çfarë fshihet pas komenteve të ndjekëses.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*