Marrin fund aludimet! Zbulohet moderatorja e re e “Përputhen”, ja kush e zëvendëson Megi Pojanin

Pas lajmit se Megi Pojani nuk do të vazhdojë në drejtimin e “Përputhen”, kanë dalë detajet e para për ekipin që pritet të marrë në dorë sezonin e ri të programit.

Sipas burimeve të Kryefjala.com, moderimi pritet t’i besohet Heidi Bacit, ish-banores së “Big Brother VIP Albania 3”, e cila pas përfundimit të reality show-t ka vijuar angazhimet e saj në ekranin e Top Channel.

Heidi ishte një prej dy emrave që qarkulluan ditët e fundit si kandidate për të pasuar Megi Pojanin. Emri tjetër ishte Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, por informacionet e fundit çojnë drejt Bacit.

Ndryshimet nuk mbarojnë me moderatoren. Krah Heidi Bacit pritet të jetë edhe Ronaldo Sharka, megjithëse ende nuk është bërë e qartë se çfarë roli do të ketë ai në strukturën e re të programit.

Në ekip pritet të rikthehet edhe Erjola Doçi, këtë herë në rolin e opinionistes. Të tre janë emra të njohur për publikun e Top Channel dhe kanë pasur më parë angazhime në programe të ndryshme të televizionit.

“Për’puthen” duket se po shkon kështu drejt një riformatimi të ekipit për sezonin e ri, pas largimit të Megi Pojanit nga moderimi.

Top Channel, megjithatë, nuk e ka prezantuar ende zyrtarisht ekipin e ri. Për këtë arsye, Heidi Baci, Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi mbeten për momentin emrat që pritet t’i bashkohen programit, deri në një konfirmim nga televizioni.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*