Thjeshtësia e Don Xhonit, shkon në dasmë me papuçe (VIDEO)

Një video e publikuar së fundmi ka tërhequr vëmendjen në rrjet, ku shihet reperi Don Xhon pjesëmarrës në një dasmë.

Teksa shfaqet duke vallëzuar dhe duke shijuar atmosferën e festës, vëmendjen e ndjekësve duket se e kanë marrë më shumë mbathjet e tij, shkruan Indeksonline.

Don Xhoni shihet i veshur me një stil mjaft të thjeshtë, ndërsa mbante mbathur papuçe, një zgjedhje jo fort e zakonshme për një dasmë.

Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ndryshme nga ndjekësit, të cilët kanë komentuar zgjedhjen e tij të veshjes.

Në fund të fundit, duket se për Don Xhonin rehatia vjen para formalitetit, edhe kur bëhet fjalë për një dasmë./Indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*