Lidhja e dashurisë mes aktores së njohur turke Serenay Sarıkaya dhe këngëtarit të popullarizuar Mert Demir vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura në mediat rozë në Turqi. Që nga konfirmimi i romancës së tyre, çifti ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut dhe fansave, duke u kthyer në një nga dyshet më të pëlqyera të showbiz-it.
Raporti i tyre lindi larg syrit të medias, por me kalimin e kohës ata nisën të shfaqeshin më hapur pranë njëri-tjetrit. Fotot e tyre së bashku në udhëtime, festa apo ambiente private, ku nuk mungojnë gjestet romantike, kanë dëshmuar se lidhja e tyre është e fortë dhe po konsolidohet dita-ditës.
Së fundmi, kureshtja e medias lidhur me ecurinë e kësaj historie ka arritur kulmin. Gjatë një daljeje në zonën e Etiler-it, gazetarët e pyetën drejtpërdrejt aktoren nëse ata po mendojnë të hedhin hapin e madh drejt martesës.
Aktorja zgjodhi të heshtë dhe të largohet me makinë pa dhënë asnjë detaj, por ky reagim i rezervuar vetëm sa ka shtohet aludimet se çifti mund të jetë duke planifikuar diçka më serioze larg vëmendjes mediatike.

Leave a Reply