
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka bërë një reagim për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ngritur alarm mbi një profil fallso që po përdor emrin dhe fotot e saj.
Përmes një postimi të shpërndarë në Instastory, Lela ka publikuar foton e një llogarie të rreme në platformën Snapchat, me emrin e saj, ku përdoren imazhet e saj personale dhe profesionale.
“Kujdes! Ky nuk është profili jem.. Nëse merrni mesazhe apo foto nuk jam unë,” — ka shkruar ajo mbi foton e llogarisë false, duke u kërkuar ndjekësve të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e komunikimeve apo mashtrimeve nga ky profil.
Lela ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me atë llogari dhe i ka bërë thirrje publikut të identifikojë e të mos i besojë mesazheve që mund të vijnë në emër të saj nga adresa jo reale.


Leave a Reply