
Në kuadër të aktiviteteve festive për “Muajin e Mërgatës” në Drenas, mbrëmjen e djeshme është mbajtur një koncert i organizuar posaçërisht për nder të bashkatdhetarëve që po kalojnë pushimet në vendlindje.
Këngëtari i njohur Labinot Rexha ishte i ftuari kryesor për të performuar mbrëmë.
Mirëpo, nata nuk shkoi plotësisht sipas parashikimeve. Për shkak të kushteve jo të favorshme atmosferike dhe erës së fortë që kaploi zonën, pjesëmarrja e qytetarëve në shesh ishte më e ulët se zakonisht, duke lënë hapësirën e koncertit thuajse bosh.
Përkundër sfidave me motin, Labi vendosi të mos e anulonte mbrëmjen.
Përkundër sfidave me motin, Labi vendosi të mos e anulonte mbrëmjen. Ai rishpërndau postimin e organizatorëve, ku citohej: “Pavarësisht kohës me shumë erë, Labinot Rexha e vazhdoi programin e tij artistik! Faleminderit Labi!”


Leave a Reply