Pas një viti, po vjen ‘Gasolina’ e Gjestit dhe Dhuratës

Një nga bashkëpunimet më tëpritura të verës së kaluar duket se është gati të marrë më në fund dritën jeshile.

“Gasolina”, kënga e paralajmëruar nga Gjesti dhe Dhurata Dora, ishte planifikuar të publikohej verën e kaluar, por lansimi i saj nuk u realizua. Në atë periudhë, projekti mbeti pezull për shkak të situatës së Gjestit dhe zhvillimeve që e shoqëruan atë, duke bërë që kënga të mos dilte asnjëherë.

Tash, pas muajsh pritjeje, vetë Gjesti ka rikthyer entuziazmin e fansave. Në një Instastory të publikuar pak minuta më parë, artisti ka ndarë një imazh ku shihet me një grillz të artë në dhëmbë, ku shkruhet qartë “GASOLINA”.

Ky postim po interpretohet si sinjali më i fortë deri më tani se projekti nuk është anuluar, por është gati të publikohet këtë verë.

Edhe pse Gjesti nuk ka zbuluar ende një datë zyrtare publikimi, postimi i tij duket se i vë vulën rikthimit të “Gasolina”, një këngë që fansat e kanë pritur prej më shumë se një viti.

Mbetet të shihet nëse ditët në vijim do të sjellin edhe njoftimin zyrtar për publikimin e bashkëpunimit me Dhurata Dorën. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*