Reperi i njohur, Don Xhoni, po korr një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij më të ri, të titulluar “100%”, i cili që në ditët e para të lansimit ka thyer rekorde dëgjueshmërie.
Ecuria e shkëlqyer e këtij projekti konfirmohet edhe nga shifrat në platformat më të mëdha muzikore.
Në Spotify, albumi “100%” është renditur në vendin e nëntë në listën globale “Top Albums”, krah emrave gjigantë të skenës ndërkombëtare si Madonna, Ken Carson dhe reperi gjerman Bonez MC.
Jehona e projektit ka marrë dritë jeshile edhe në rrjetet sociale, ku është kthyer në një nga trendet më të nxehta në TikTok.
Së fundmi, dy nga influencueset e njohura ndërkombëtare, Jasmine Chiswell nga Skocia dhe braziliania Geovanna Alencar, kanë publikuar video ku shihen duke kërcyer nën ritmet e këngëve të albumit.
Videot e tyre kanë grumbulluar miliona shikime dhe vëmendje të madhe nga publiku i huaj.
Renditja krah emrave të mëdhenj të muzikës botërore dhe vëmendja në rrjetet sociale dëshmojnë se projekti i Don Xhonit ka prekur audiencën globale, duke e ngjitur artistin në një tjetër nivel suksesi. /Prive By Liberta Spahiu
@alencarzaoficial Silêncio, eu adoro isso @DON XHONI ♬ original sound – 𝐀’
@jasminechiswell I love this outfit 😍

Leave a Reply