Dona Janova, vajza e këngëtares së njohur Afërdita Demaku, po shijon një nga periudhat më të bukura të jetës, pasi është në pritje të ëmbël.
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe me një paraqitje plot hijeshi, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.
Dona duket mjaft e lumtur dhe rrezaton në çdo imazh, ndërsa shtatzënia duket se i ka shtuar edhe më shumë bukurinë natyrale.
Kujtojmë se vetëm një vit më parë ajo kurorëzoi dashurinë e saj me një dasmë madhështore, ndërsa tashmë po përgatitet të nisë një kapitull të ri si nënë.





Leave a Reply