Gjesti dhe Gimbo u ‘përgjigjen’ fjalëve për krisje

Koha e gjatë e Gjestit dhe Gimbos pa u parë së bashku në publik ka nxitur jo pak spekulime te fansat e dyshes.

Duke qenë se jemi mësuar t’i shohim gjithmonë krah njëri-tjetrit si miq të ngushtë dhe bashkëpunëtorë të pandashëm, mungesa e tyre e përbashkët bëri që shumë të mendonin se mes Gjestit dhe DJ Gimbos mund të kishte një krisje.

Mirëpo, aludimeve të tilla duket se u ka ardhur fundi.

Mbrëmjen e kaluar, Gjesti dhe Gimbo kanë zgjedhur t’u përgjigjen indirekt të gjitha fjalëve në mënyrën më të mirë të mundur — përmes një fotografie të përbashkët.

Përmes një postimi në Instastory pak para fillimit të koncertit në Shëngjin, Gjesti ka pozuar pranë DJ Gimbos, ku të dy shfaqen me buzëqeshje dhe energji pozitive.

Kjo foto dëshmon qartë se miqësia dhe bashkëpunimi mes Gjestit dhe Gimbos vazhdon të jetë po aq e fortë sa më parë, duke shuar kështu çdo dyshim te ndjekësit e tyre.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*