Jozi ‘ndez’ atmosferën në ditëlindjen e 21-të të Hatit

Influencerja e njohur Hati ka festuar mbrëmë 21-vjetorin e saj të lindjes në një atmosferë plot glamour dhe gëzim.

E njohur në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze dhe stilin gjithmonë me elegancë, ajo u kujdes që edhe kjo ditë e veçantë të reflektonte të njëjtin nivel shkëlqimi.

Për të festuar këtë përvjetor jubilar, Hati mblodhi rrethin e saj të ngushtë të shoqërisë dhe miqve në një ambient të dekoruar me mjaft shije.

I ftuar për të performuar gjatë mbrëmjes ishte këngëtari Jozi, i cili u kujdes për muzikën dhe atmosferën festive për të pranishmit.

Urime ditëlindja Hati! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*