Nuk do të ndaloni së vallëzuari këtë verë me ‘Taki Taki’ nga Liri

Sezoni i nxehtë veror sapo u bë edhe më ritmik. Këngëtari i njohur Liri Tahiri ka prezantuar mbrëmjen e kaluar projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Taki Taki”, një këngë që vjen si një ftesë e hapur për të kërcyer nën ritmet e verës.

Që në orët e para të publikimit, kënga ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe nga publiku, duke u kthyer menjëherë në një nga ato projekte që premton të dëgjohet kudo nëpër plazhe e klube nate gjatë këtyre muajve të nxehtë.

Për t’i dhënë këngës këtë energji kaq pozitive dhe ritëm veror, është kujdesur një ekip profesionistësh. Muzika, beats dhe i gjithë realizimi i videoklipit mbajnë vulën e producentit të njohur Don Gima.

Ndërkohë, tekstin e kësaj kënge e kanë thurur vetë Liri në bashkëpunim me Leobaj, duke krijuar vargje të thjeshta e kapëse që të mbeten menjëherë në mendje.

Projekti muzikor është publikuar i shoqëruar me videoklip dhe në linkun më poshtë mund ta dëgjoni të plotë!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*