Benita Zena ka ngjallur dyshime në rrjetet sociale pas një postimi të bërë nga një spital i njohur në vend.
Bukuroshja publikoi një fotografi të një ehoje, pa dhënë asnjë shpjegim për arsyen e vizitës, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.
Menjëherë pas publikimit, në rrjet nisën aludimet se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Megjithatë, deri më tani Benita nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me një shtatzëni, shkruan Kosovarja.
Kujtojmë se së fundmi Benita ka deklaruar se është beqare, ndaj gjithçka mbetet në kuadër të spekulimeve derisa ajo të vendosë të flasë vetë për postimin e saj.


Leave a Reply