Ylli i njohur turk, Kerem Bürsin, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto nga udhëtimi i tij i fundit në Azerbajxhan, ku u nderua me një yll në bulevardin e famshëm “Sea Breeze Walk of Fame”. Ky vlerësim e rreshton atë krah emrave të mëdhenj të skenës ndërkombëtare, si Ricky Martin dhe Will Smith.
Ceremonia e organizuar për këtë rast të veçantë tërhoqi një numër të madh fansash, të cilët pritën me orë të tëra për të parë nga afër aktorin e tyre të preferuar. Në videot e shpërndara masivisht në rrjetet sociale, Bürsin u shfaq mjaft i afërt dhe i ngrohtë me publikun, duke bërë foto, duke nënshkruar autografe dhe duke kaluar kohë me mbështetësit e tij gjatë gjithë aktivitetit.
Megjithatë, ajo që pushtoi vëmendjen e rrjetit dhe shkaktoi diskutime të shumta ishte një detaj specifik: një unazë në gishtin e aktorit. Kjo ka mjaftuar që menjëherë të nisin thashethemet se ai mund të jetë fejuar në fshehtësi. “Kush është gruaja me fat?” ishte pyetja që qarkulloi më së shumti mes fansave pas publikimit të fotove.
Pavarësisht dyshimeve të shumta, ende nuk ka asnjë deklaratë nga aktori, nëse është fejuar apo nëse ka nisur një lidhje të re dashurie.
Lidhja e fundit publike e Kerem Bürsin ishte me krijuesen e njohur të përmbajtjes digjitale dhe influencuesen turke, Selin Yağcıoğlu, me të cilën nisi të shoqërohej në tetor të vitit 2025 dhe e bëri publike lidhjen në janar të vitit pasues.
Ndonëse më vonë qarkulluan thashetheme të shumta për një ndarje të mundshme mes tyre, këto zëra u përgënjeshtruan nga aktori, por në thashethemet e mëvonshme dyshja nuk foli më publikisht. /Prive By Liberta Spahiu



Leave a Reply