Të premten, në një ditë me punëtorët e pastrimit, Kushtrim Kelani la mënjanë komoditetin e përditshmërisë për t’u veshur me uniformën portokalli të kompanisë. Ai zhvilloi një ditë të plotë pune në terren dhe një intervistë për Prive By )@, duke sfiduar veten krah për krah me ekipin që mban pastër kryeqytetin. Synimi ishte të përçonte një mesazh të fortë vetëdijësues tek qytetarët për mbajtjen e pastërtisë, por duket se jo të gjithë e kanë pritur me duartrokitje këtë nismë publike.
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, me të cilin Kushtrimi ka pasur shpesh përplasje dhe debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në vend, nuk ka pritur gjatë për të lëshuar shigjeta të ashpra.
Në hapësirën e komenteve në profilin e Kushtrimit, Labinoti e ka akuzuar atë drejtpërdrejt për hipokrizi, duke i kujtuar me ironi qëndrimin e tij në formatin televiziv. Sipas Labinotit, Kushtrimi gjatë 80 ditëve të izolimit nuk kishte pastruar as pjatën e as shtratin e tij, duke e quajtur këtë aksion si “fore të popullizmit për audiencë” dhe “fore të babadimrit”.
Megjithatë, Kushtrimi nuk e ka lënë me kaq këtë sulm virtual. Me një dozë të lartë humori dhe cinizmi, duke u përshtatur mjaft mirë me natyrën e aksionit, ai i është kundërpërgjigjur ish-konkurrentit duke i kërkuar të mos i komentojë sepse po i vjen “bërlloku shtrenjtë”. Një përplasje e hapur që po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke vërtetuar se inatet e vjetra nga formati i njohur duket se janë ende shumë të freskëta mes dyshes. /Prive By Liberta Spahiu


Leave a Reply