Engjëllusha ndan foto të rrallë nga martesa, shënon 1-vjetorin me dedikim emocionues

Engjëllusha Salihu ka ndarë me ndjekësit e saj një dedikim të veçantë me rastin e 1-vjetorit të martesës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka uruar partnerin e saj duke shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për vitin e parë të jetës së përbashkët, shkruan Indeksonline.

“Gëzuar 1-vjetorin e martesës, dashuria ime – një vit plot dashuri, e një përjetësi përpara”, ka shkruar Engjëllusha, duke shoqëruar urimin me emocione dhe kujtime të veçanta.

Kujtojmë që çifti pritet së shpejti të bëhen prindër për herë të parë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*