Motra e fitueses së edicionit të pestë të “Big Brother VIP”, Selin Bollati, ka qenë e pranishme në puntatën e radhës të “Punë pa Teka”.
Në një intervistë të shkurtër me gazetaren Kristi Gongo, Agnes Bollati tregon momentet që përjetoi gjatë kohës kur motra e saj ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga intervista:
Kristi Gongo: Selina të ka përmendur shumë në BIG.
Agnes Bollati: Po!
Kristi Gongo: Edhe të gjithë pyesin: Kush është motra, kush është motra?
Agnes Bollati: Ja ku jam.
Kristi Gongo: Del për herë të parë?
Agnes Bollati: Po, në televizion.
Kristi Gongo: Si është të jesh motra e fitueses së ‘Big Brother’?
Agnes Bollati: Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.
Kristi Gongo: Si e ke përjetuar ti gjithë eksperiencën e saj?
Agnes Bollati: Ndjesi shumë e bukur, me ngritje dhe ulje, por ia doli të tregojë veten e saj.
Kristi Gongo: Çfarë të mërziste më shumë kur e shihje? Të merrte malli?
Agnes Bollati: Më merrte shumë malli se nuk isha mësuar të rrija pa të, por më mërziste kur e shihja të mërzitur, kur e shihja që qante, kur e shihja që përballej me sfida që kur ishte me ne nuk përballej.
Kristi Gongo: Kur doli çfarë i the?
Agnes Bollati: Kur doli thjesht e kam përqafuar dhe e kam puthur pa fund, malli nuk më është hequr kurrë.
Kristi Gongo: Sa diferencë keni ju me njëra-tjetrën?
Agnes Bollati: Unë dhe Selini kemi 9 vite diferencë.
Kristi Gongo: Kë do më shumë Selinën apo Onon?
Agnes Bollati: Të dy nga pak.
Kristi Gongo: Më shumë më shumë?
Agnes Bollati: Nuk bëj dot diferenca.

Leave a Reply