“Ne e humbëm beben” – Mesazhi prekës i ish-banores së BBVK për të gjitha gratë

Close-up little hand of child baby holding hand of mother, A newborn holds on to mom's, dad's finger, Love and relationship with infant, Care and support, Dreaming and protection

Nga kulmi i gëzimit që po priste prej 3 vitesh, tek një tragjedi që askush nuk do të donte ta përjetonte! Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, këngëtarja dhe sipërmarrësja në Amerikë, Ledi Vokshi, ka ndarë me ndjekësit një lajm tejet të trishtë. Përmes një postimi të ndjerë në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka bërë një rrëfim personal për një ngjarje që e kishte mbajtur private deri më tani.

Në vend të lajmit të pritjes së ëmbël që do të donte të jepte, Ledi tregoi se fatkeqësisht ka humbur foshnjën e saj.

Ajo ndau publikisht fjalët prekëse: ‘Ky nuk ishte postimi që kisha planifikuar të shkruaja. Do të njoftoja një moment për të cilin jam lutur për 3 vite. Në vend të kësaj, po ndaj një humbje. Po e ndaj këtë sepse shumë gra e mbajnë këtë dhimbje vetëm, dhe edhe pse kështu ndihem në këtë moment, nuk besoj se duhet ta bëjmë. Nëse keni qenë në këtë situatë, unë po ju mbaj dorën nga ku do që jeni.’

Përmes këtij mesazhi solidarizimi, Ledi ka zgjedhur të mos e kalojë në heshtje këtë sfidë, duke treguar mbështetje për gratë e tjera që mund të kenë kaluar një situatë të ngjashme. Kjo dhimbje bëhet edhe më e rëndë kur kujtojmë historinë e saj të kaluar. Që kur ishte brenda në reality show, Ledi kishte hapur zemrën duke treguar se brenda vetëm një viti kishte përjetuar tragjedi të njëpasnjëshme, duke humbur dy fëmijë dhe babanë e saj.

Kujtojmë se Ledi është nënë e dy djemve, të cilët vazhdojnë të jenë mbështetja dhe drita e saj më e madhe në këto ditë të vështira. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*