Juli në pritje të binjakëve, dalin pamjet nga ‘Baby Shower’

Juliana Nura ka festuar ditën e djeshme “Baby Shower-in” e saj, në një ambient të dekoruar deri në detaje në natyrë.

Përmes pamjeve të ndara në rrjetet sociale, ku shihej e veshur me një fustan të bardhë dhe mjaft elegante, Juli ka konfirmuar zyrtarisht atë që aludohej prej kohësh: ajo është në pritje të binjakëve.

Në detajet e festës binte në sy një kartolinë e ëmbël me mbishkrimin “Hello Little Twins!”.

Ky organizim vjen fill këto ditë kur Juli ishte në qendër të rrjetit pasi zgjodhi të fliste hapur, duke treguar se ka vendosur të bëhet nënë e vetme përmes procedurës IVF me një donator shqiptar.

Ndonëse javë më parë në media qarkulluan video nga festa e zbulimit të gjinisë (Gender Reveal), ku u pa se ajo po pret një djalë dhe një vajzë, Juli ka preferuar të mos flasë për gjininë e fëmijëve (ende) deri më tani.

/Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*