‘Po më vjen me qajtë’, Anisa ‘përshëndetet’ pas shumë vitesh me kompleksin e vjetër

Këngëtarja e njohur Anisa Veseli ka ndarë së fundmi me publikun një nga vendimet më personale për pamjen e saj. Prej kohësh, ajo përballej me një kompleks në zonën poshtë syve, një pasiguri që e kishte shoqëruar në heshtje. Pas shumë hezitimesh dhe një frike të natyrshme nga ndërhyrjet estetike, ajo vendosi t’i japë fund këtij problemi një herë e mirë.

Prive By Liberta Spahiu ka qenë aty për të përcjellë nga afër të gjithë këtë rrugëtim të transformimit, të cilit ajo i besoi zgjidhjen në klinikën lidere Anaderm.

Gjithçka nisi me vizitat paraprake, ku u zbulua se përtej dëshirës për përmirësim, fillimisht duhej të korrigjohej edhe një punë e bërë aspak mirë diku tjetër në të kaluarën. Pasi gjeti sigurinë e duhur tek ekspertët e Anaderm me në krye doktoreshën Anita Muja, Anisa iu nënshtrua procedurës së lipofilling. Kjo teknikë mundëson rigjenerimin e lëkurës përmes marrjes së dhjamit nga trupi për t’u aplikuar tek sytë, duke shmangur tërësisht fillerat sintetikë.

Stresi para ndërhyrjes nuk mungoi për këngëtaren, por ai u zëvendësua shumë shpejt me një lehtësim të madh. Emocionet arritën kulmin në momentin e zbulimit të rezultatit përfundimtar, pas një jave rikuperimi. E prekur thellë nga pamja e saj e re dhe heqja e barrës së një kompleksi disavjeçar, Anisa nuk i fshehu dot ndjenjat teksa shihej në pasqyrë, duke u shprehur: “Po më vjen me qajtë”.

Për të parë të plotë këtë procedurë, nga momentet e stresit në klinikë e deri te shkëlqimi i plotë, ju ftojmë ta ndiqni storjen në linkun e bashkangjitur më poshtë. /Prive By Liberta Spahiu/

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*