Pas një shkëputjeje disa mujore nga projektet e reja, këngëtarja e mirënjohur Shkurte Gashi po rikthehet sërish për publikun e saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se sonte në orën 20:00 do të lançojë këngën e saj më të re, duke shënuar kështu kthimin në muzikë pikërisht në kulmin e sezonit të verës.

Ky rikthim nuk ndalet vetëm me projektin e ri në studio.
Këngëtarja ka planifikuar një kalendar të ngjeshur me koncerte dhe mbrëmje muzikore të njëpasnjëshme përgjatë muajve në vijim, duke qenë sërish pranë ndjekësve të saj në eventet më të rëndësishme të sezonit.
Pas këtij angazhimi dhe organizimi të madh qëndron bashkëshorti i saj, Albert Limani, i cili njëkohësisht ushtron edhe rolin e menaxherit të saj. Alberti është gjithmonë prapa skenës për t’u kujdesur për çdo detaj të karrierës së Shkurtës, duke treguar një menaxhim të suksesshëm që siguron mbarëvajtjen e të gjitha datave dhe performancave të saj live.
Sonte në ora 20:oo lansohet kënga e re nga Shkurtja dhe numërimi mbrapsht tashmë veçse ka nisur.

Leave a Reply