“Atë moment e mbaj mend si një nga më të gëzueshmet”
sh-banorja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ka rikthyer në vëmendje rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa ishte e ftuar në emisionin “She’s on Top”, ajo vendosi të ndante disa prej emocioneve dhe kujtimeve më të forta që i kanë mbetur nga qëndrimi në shtëpinë e BBV.
E pyetur nga moderatorja Sara Gjordeni nëse kishte ndonjë moment që do të donte t’a fshinte nga rrugëtimi i saj në reality show, Egli u shpreh se nuk do të ndryshonte asgjë nga ajo eksperiencë.
“Për të fshirë nuk do ta fshija asnjë moment, sepse edhe po ta fshija unë, ai ekziston në çdo arkiva. Kështu që është e kotë të thuhet”, deklaroi ajo.
Teksa foli për kujtimin më të bukur nga qëndrimi në shtëpi, këngëtarja ndau një moment tepër emocional që lidhet me festimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Sipas saj, atmosfera e krijuar atë mbrëmje mbetet një nga emocionet më të forta që ka përjetuar gjatë gjithë eksperiencës në “Big Brother VIP”.
“Ka qenë Dita e Pavarësisë së Kosovës. Në fund të mbrëmjes, pasi kishim festuar, na vendosën muzikë patriotike dhe u futëm të gjithë në pishinë me rroba, pa mikrofona. Atë moment e mbaj mend si një nga më të gëzueshmet. Ishte momenti që gati më ka shpërthyer zemra”, u shpreh Egli.
Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, teksa fansat e “Big Brother VIP” kanë rikujtuar një nga momentet më emocionale të edicionit.
Egli ishte pjesë e sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, edicion në të cilin fitues u shpall Gjesti, ndërsa ish-banorja vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar edhe pas përfundimit të spektaklit.

Leave a Reply