Një detaj që askush nuk e dinte ka dalë në dritë mbrëmjen e kaluar. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ishte e ftuar në emisionin “Kampionët e Botës” me Marina Vjollcën, ku zbuloi se ka një kushëri shumë të famshëm.
Gjatë emisionit, ishte Marina ajo që e zbuloi këtë lidhje duke thënë:
“Ndër të tjera, kushëriri i Benitës, Granit Xhaka”.
Benita e përshëndeti menjëherë kapitenin e Zvicrës, ndërsa kur moderatorja i kërkoi një koment për të, ajo u përgjigj shkurt dhe bukur:
“Xhaka si Xhaka, ku është Xhaka ka fitore!”
Kjo thënie doli fiks në shenjë.
Mbrëmë, Zvicra fitoi përsëri, këtë herë kundër Kanadasë me rezultatin 2-1, duke vërtetuar fjalët e Benitës se ku është Xhaka, ka vetëm fitore.
@ccc999_7 @Benita Zena 😍#fypage #fyp #foryoupage #fypシ゚viral

Leave a Reply