Dita-ditës, Elijona dhe Klodi po tregojnë se janë më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit. Dyshja simpatike, e cila po përflitet gjerësisht në media, së fundmi u “kap mat” në festivalin e njohur “Alba Festival”, ku u panë mjaft të afërt dhe në momente mjaft intime me njëri-tjetrin.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ka qenë vetë Klodi ai që ka ndezur rrjetin me një postim të fundit në llogarinë e tij në TikTok. Përmes një videoje të shkurtër, ai ka treguar se dyshja po e shijon në maksimum këtë raport.
Në pamjet e ndara me ndjekësit, shihet Elijona në timon duke drejtuar makinën, ndërsa në një moment shfaqet dora e Klodit (i cili po filmonte skenën), që ia kap dorën asaj për ta vendosur mbi këmbën e tij.
Një gjest ky mjaft romantik dhe domethënës, që tregon qartë harmoninë dhe afërsinë mes tyre. Këtë video kaq të ëmbël, Klodi ka zgjedhur ta shoqërojë edhe me mbishkrimin: “Princesha pasagjere”, duke bërë një batutë me rolet e ndryshuara, ku këtë herë ishte Elijona ajo që po ngiste automjetin.
Por, lëvizja e radhës erdhi nga Elijona, e cila pas këtij postimi ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo ka ndarë një Instastory ku shihen të fotografuar bashkë po në “Alba Festival”, duke e shoqëruar imazhin me këngën e njohur të Noizy-t, “Dashni ke ra” – një dedikim që duket se i thotë të gjitha.
Gjithçka lë të kuptohet se dyshja nuk po fshihet më nga sytë e publikut, ku çdo detaj i shpërndarë së fundmi thjesht vërteton se mes tyre ka një lidhje të fortë që po rritet dita-ditës. /Prive By Liberta Spahiu
@klodianmihaj Passenger princess 🎀🩷 #fyp #klodi #princesstreatment #aesthetic #ulm ♬ careless whisper – leqrio

Leave a Reply