Yllka Kuqi feston miqësinë e vjetër: Nga bankat e shkollës, ende bashkë

Këngëtarja e njohur Yllka Kuqi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë, duke festuar miqësinë e kahershme me shoqet e saj të shkollës.

“Nga bankat e klasës te kujtimet e përjetshme, ende bashkë”, ka shkruar artistja krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Përmes këtij postimi, Yllka ka treguar se lidhjet e krijuara gjatë viteve të shkollës vazhdojnë të mbeten të forta edhe sot, duke ruajtur miqësinë dhe kujtimet e bukura ndër vite.

Fotografitë kanë marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar mesazhin e ngrohtë dhe rëndësinë e ruajtjes së miqësive të vërteta pavarësisht kalimit të kohës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*