U bë virale në TikTok krah motrave, Aida Doçi publikon këngën e re

Këngëtarja Aida Doçi ka lansuar zyrtarisht projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Sa Gota”.

Projekti muzikor vjen i realizuar me videoklip dhe është publikuar natën e mbrëmshme në platformën Youtube.

Megjithatë, suksesi i këtij projekti ishte i paralajmëruar.

Ditë më parë, “Sa Gota” mori një pëlqyeshmëri të madhe në rrjetin social TikTok përmes disa sekuencave të shkurtra.

Ishte vetë këngëtarja ajo që ndau një video tejet të ëmbël krah motrave të saj, Argjenda dhe Venesa, duke kënduar live një pjesë të këngës.

Deri më tani, videoklipi ka grumbulluar me mijëra shikime dhe pëlqime brenda një kohe shumë të shkurtër, duke konfirmuar se Aida ka sjellë një tjetër projekt që do të dëgjohet gjatë këtë sezon.

Dëgjojeni të plotë në linkun më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*