Vajza nxjerr pamjet e Sinanit në spital, tregon gjendjen e tij pas operacionit

Ditë më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi se këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Sinan Vllasaliu, ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.

Por, fatkeqësisht pjesmarrja e tij në dasmën e Duas ka marrë një kthesë të trishtë për artistin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale vajza e këngëtarit, Edona ka njoftuar se babai i saj ka pësuar një aksident të rëndë, i cili ka përfunduar me një ndërhyrje kirurgjikale. Si pasojë e kësaj gjendjeje, ai e ka pasur të pamundur të udhëtojë e të jetë i pranishëm në dasmën e yllit.

“Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet”, ka shkruar Edona.

Në imazhin e ndarë nga spitali, Sinan Vllasaliu shihet i shtrirë në shtrat me fasha në duar dhe me këmbë të imobilizuar nga pajisjet mjekësore pas operacionit.

Të shkuara!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*