Publikohen pamjet: Momenti kur Gjesti shkon me armë në ambientet e Onima!

Një video e re që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje çështjen e shumëpërfolur mes Gjestit dhe kompanisë muzikore Onima.

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur reperi shfaqet pranë ambienteve ku ndodhej pronari i kompanisë, Erkand Shabani.

Videoja është bërë virale në rrjet, ndërsa vjen pas raportimeve për konfliktin që ka përfunduar edhe në institucionet e drejtësisë.

Sipas raportimeve mediatike, Gjesti është akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa konflikti ka lindur për shkak se, siç deklaroi këngëtari, ai nuk kishte marrë asnjë nga paratë që i takonin prej pesë vitesh rrjesht.

Në pamjet e publikuara nuk dëgjohet audio dhe nuk mund të konfirmohet nga videoja e vetme se çfarë është thënë apo çfarë ka ndodhur para dhe pas momentit të filmuar.

Megjithatë, publikimi i saj ka nxitur reagime të shumta mes fansave dhe ndjekësve të artistit.

Ndërkohë, çështja ka vijuar të marrë vëmendje të madhe publike, teksa palët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me ngjarjen.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*