Sinani ia di rendin, këndon për babain në 90-vjetorin e tij

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Sinan Hoxha, ka pasur një arsye tejet të veçantë për të festuar këtë herë. Babai i tij ka mbushur plot 90 vjeç, një përvjetor i madh dhe i rëndësishëm që ka bërë bashkë familjen në një atmosferë plot gëzim. Ky moment jubilar është jetësuar me një festë të ngrohtë në rrethin familjar.

Si një artist që ia di gjithmonë rendin dhe traditës, Sinani nuk mund të qëndronte pa i dhuruar të atit dhuratën më të bukur: zërin e tij. Gjatë festës, këngëtari ka marrë mikrofonin dhe ka kënduar live pikërisht pranë babait, i cili qëndronte i ulur në vendin e nderit.

Përveç festës, vëmendje ka marrë edhe urimi i Andrrës për vjehrrin e saj: “Gëzuar 90-vjetorin vjehrri me zemrën më të madhe në këtë botë”, shoqëruar me një zemër të bardhë.

Ky mesazh tregon respektin dhe dashurinë e madhe që gëzon kryefamiljari jo vetëm nga fëmijët, por nga të gjithë anëtarët e familjes në këtë ditë kaq të veçantë të jetës së tij. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*