Akili dyshon se Moza mund të mos fitoi Ferma VIP3

Në Prime-in e fundit të “Ferma VIP”, ndërsa vëmendja pritej të ishte te Vis Pupa i cili u shpall i preferuari i javës, situata mori një tjetër drejtim. Mimoza Ahmeti u përfshi në një diskutim të drejtpërdrejtë me produksionin, duke shprehur dyshimet e saj mbi mënyrën se si po menaxhohet formati pak para finales së madhe. Ky moment tregoi se poetja ka rezerva të forta për prapaskenat dhe vërtetësinë e atyre që po u servohen shikuesve në transmetim.

Kjo situatë solli reagimin e menjëhershëm të ish-konkurrentit Akil Varfi, i cili e ka mbrojtur hapur poeten përmes një statusi në rrjetet sociale. Aktori u shpreh se prania e saj në një format të tillë është emocionuese dhe intriguese, por stafi ka harruar një fakt thelbësor. Sipas tij, Mimoza nuk është një personazh “kazani” dhe është e pamundur të manipulohet përmes skenarëve të parapërgatitur. “Niveli i saj intelektual, psiqik, akademik kalon gjitha arritjet e një televizioni të tërë,” theksoi Akili, duke shtuar se një figurë si ajo gjithmonë do të jetë dy hapa para produksionit.

Më tej, ai nuk i ka kursyer ironitë dhe akuzat ndaj stafit realizues, duke u thënë se ndihen të fortë vetëm brenda mureve të tyre. “Pushteti të lejon të luash me njerëzit dhe karrierat e tyre si të doni, sepse jeni brenda guackës tuaj, por po të dilni forca juaj bie,” ka shkruar ai pa doreza.

Aktori deklaroi se e mbështet fort Mimozën pikërisht sepse është i bindur që formati nuk ka ndërmend ta shpallë fituese. Në mbyllje të reagimit të tij, ai i bëri një thirrje të prerë produksionit që të lënë mënjanë hatret shoqërore dhe të sillen si biznesmenë të vërtetë, duke sugjeruar që ata të “shpallin Mozën fituese dhe atë tipen kalojeni në vend të dytë”.

Një deklaratë e tillë padyshim i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit në këto ditë të fundit para finales së madhe. /Prive By Liberta Spahiu

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*