Një pakujdesi gjatë diskutimeve të përditshme në “Ferma VIP” mund t’i kushtojë qëndrimin në garë Bujakës.
Gjatë një bisede mes fermerëve në oborr, ai ka thyer një nga rregullat e rrepta të komunikimit të vendosura së fundmi nga produksioni, duke u bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale për një përjashtim të mundshëm.
Gjatë spektaklit të fundit Prime, moderatorja Arbana Osmani bëri të qartë se Ilir Shaqiri do të vuante dënimin në çadër dhe se asnjë prej konkurrentëve nuk duhet t’i kthente përgjigje apo të komunikonte me të.
Paralajmërimi i Agait ishte i prerë, duke specifikuar se thyerja e këtij izolimi do të shoqërohej me largim të menjëhershëm nga shtëpia.
Në pamjet e fundit ku banorët po bisedonin, Iliri ka ndërhyrë duke iu drejtuar specifikisht Bujakës, i cili i është përgjigjur.
Edhe pse ky i fundit e ka kuptuar menjëherë situatën dhe i ka kthyer kurrizin balerinit për të shmangur dialogun e mëtejshëm, reagimi i parë ka ndodhur.
Tashmë mbetet në dorën e produksionit për të parë nëse do të zbatohet rregulli i skualifikimit, aq më tepër që në faqet rozë po përflitet se Bujaka gëzon imunitet përgjatë kësaj jave.

Leave a Reply