Selvija prek me fjalët pas humbjes së Shpat Kasapit: “Njeriu ka nevojë për dashuri pa interes”

Pas humbjes së bashkëshortit të saj, të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao ka reaguar me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira të jetës së saj.

Në një postim prekës, ajo u shpreh se për shkak të pamundësisë për t’iu përgjigjur qindra mesazheve çdo ditë, vendosi të falënderojë publikisht familjarët, miqtë dhe të gjithë personat që e kanë mbështetur me vepra e jo vetëm me fjalë, shkruan Indeksonline.

“Kush do të ndihmojë vërtet, e gjen mënyrën. Dhe nuk po flas për para, sepse njeriu në momente të tilla ka nevojë për dashuri pa interes, për mbështetje të sinqertë dhe për njerëz që të qëndrojnë pranë me zemër”, shkroi ajo.

Selvija falënderoi familjen e saj, familjen e Shpatit, miqtë, si dhe figurat publike e jo publike që i kanë qëndruar afër gjatë kësaj periudhe të rëndë emocionale.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*