Tensionet brenda rrethimit të “Ferma VIP” kanë shpërthyer në një nivel tjetër, duke sjellë një përplasje mjaft të ashpër dhe të zhurmshme mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit.
Gjithçka nisi pas disa batutave të Mozës, e cila si fillim e quajti “të shëndoshë” Sarën, e më pas u “kap” me Ilirin.
Ky i fundit duket se nuk i ka pritur aspak mirë këto komente të Mozës dhe ka shpërthyer ndaj saj.
Pjesë nga debati:
Iliri: “Mos e hapni krahun aty ku nuk duhet se ju shkrij në vend”.
Moza: “Ua moj mami”.
Iliri: “Mami, mami s’të bën derman pastaj. Kaq po të them. S’të bën mami derman aty”.
Moza: “Atëherë mos ma lyj atë se e lyj vet”.
Iliri: “Hajde mos më çaj atë që…”
Moza: “Emo ik tashi ti. Nuk e dija që qenka kaq serioze. Mos i merr kaq serioze gjërat”.
Por debati nuk mbaroi me kaq. Përkundrazi, situata u agravua edhe më keq mes Ilirit dhe Mozës.
Moza: “Ça kam unë mbrapa kurrizit, përpër-in? Ua po unë vdes për përpër”
Iliri: “Mbrapa kurrizit e ke ti. Mos ha shumë se të bën dëm. Me mua kujdes se çfarë flet ti”.
Moza: “O Liri, për Zotin unë se çaj kokën fare se çfarë llap ti, llap, llap, llap!”.

Leave a Reply