Prapaskenat e Big Brother VIP Albania po prodhojnë më shumë dramë jashtë sesa brenda shtëpisë, dhe këtë herë në qendër është një miqësi e vjetër.
Raporti mes Mateos dhe Bruno Shemsho duket se ka marrë fund, duke surprizuar ndjekësit.
Para hyrjes në BBVA, dyshja njiheshin për një miqësi të ngushtë, por gjatë qëndrimit të Mateos në shtëpi, Bruno nuk u shfaq shumë mbështetës.
Ai hodhi dyshime për ndjenjat e Brikenës, duke lënë të kuptohej se afrimiteti i saj me Mateon mund të ishte strategji loje.
Megjithatë, pas finales, situata u duk se u zbut, pasi Bruno u shfaq në festë krah çiftit, duke e vlerësuar Brikenën si një vajzë pozitive.
Por duket se kjo nuk ka mjaftuar.
Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një detaj domethënës: Mateo e ka hequr Brunon nga rrjetet sociale, një veprim që shihet si fundi i miqësisë së tyre.
Ndërkohë, Mateo dhe Brikena vazhdojnë të shfaqen të pandashëm, duke treguar se lidhja e tyre po forcohet çdo ditë e më shumë, pavarësisht zhurmave dhe komenteve nga jashtë.


Leave a Reply