Konflikti mes Ilir Vrenozit dhe Armir Shahinit (Mirit) ka qenë një nga temat më të diskutuara pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.
Pas deklaratës së fortë të Ilirit, i cili pretendoi se ishte kërcënuar nga ish-finalisti me fjalët “do të të zhduk” për shkak të mosmbështetjes në finale, kanë folur së fundmi edhe dëshmitarët e kësaj përplasjeje.
Të ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell”, ish-banorët Seno Fishta dhe Armir Tola kanë sqaruar përballë moderatores Nevina Shtylla se si rrodhi e vërteta jashtë syrit të publikut.
I pyetur nëse bëhej fjalë për një kërcënim real apo thjesht një batutë të keqkuptuar, Seno Fishta shpjegoi se situata u tensionua nga një hatërmbetje e heshtur e Mirit, e cila më pas u përplas me natyrën shpërthyese të Ilirit.
“Varet se si e ka marrë Iliri sepse ka patur disa ditë që Miri po e linte të kuptonte se ‘pse nuk më ke mbështetur mua?’. Po ia thoshte me disa gjeste, me disa shenja. Po Iliri është shumë impulsiv dhe ka momente që shprehet,” – sqaroi Seno.
Për të qetësuar ujërat dhe për të treguar se situata nuk është aq dramatike sa u duk në fillim, ndërhyri Armir Tola, i cili kishte qenë i pranishëm gjatë tensionit. Ai tregoi se ka marrë rolin e ndërmjetësit duke komunikuar me të dy palët pas sherrit.
Në formë garancie për publikun, Armiri e cilësoi si një gjaknxehtësi momentale: “Unë kam folur me të dy dhe mbrapa. Është çështje momentale, nuk do të ndodhë asgjë, edhe nëse duan të ndodhë gjë prapë do ua bllokoj unë. Kështu që të jeni të sigurt se nuk do ndodhë asgjë në këtë rast.”
Me këtë dëshmi, duket se zhurma e madhe rreth këtij “kërcënimi” ishte më shumë një grumbullim i emocioneve të pas-spektaklit dhe reagimeve impulsive, duke e mbyllur përfundimisht këtë kapitull tensioni mes ish-banorëve.

Leave a Reply