Rogerti ka tërhequr vëmendje së fundmi në rrjet, pasi gjatë një koncerti është dëgjuar duke kënduar me vargje ku përmend emrin e Selin, përfshirë fraza si “ajala Selina, ajala Dubai”. Kjo ka ngjallur reagime dhe diskutime mes fansave.
Gjatë një interviste, Selin është pyetur drejtpërdrejt për këtë situatë dhe nëse ka ndërmend të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj Rogertit.
Ajo u shpreh qartë:
“Jo, unë jam mësuar të ha me lugën time, ndërsa Rogerti ha me emrin e Selin. Por e di që ka një Zot dhe ai sheh gjithçka.”
Megjithatë, ajo që ka habitur ndjekësit është fakti se më herët, vetë Selin kishte shfaqur dëshirë të kërcente me këngën që Rogerti e bëri të famshme.
Situata ka ndezur debat në rrjet: është kjo një “lojë marketingu” apo një përplasje e vërtetë mes tyre?

Leave a Reply