Zbulohet kenga e re: Gjesti po kthehet me Gimbon ne krah “fuqishëm”

Gjesti nuk ka ndërmend të bëjë pushim, dhe këtë e ka bërë të qartë me lëvizjen e fundit në rrjetet sociale.

Këngëtari i njohur sapo ka lëshuar një ‘dump’ masiv prej 17 fotografish, duke u dhënë fansave një lejekalim ekskluziv në prapaskenat e procesit të tij kreativ.

Këtë herë, ai ka braktisur studiot e zhurmshme të qytetit për t’u izoluar në një vilë fantastike me pamje mbresëlënëse nga natyra, ku po kalon kohën duke regjistruar projektet e tij më të reja muzikore.

Pamjet e ndara tregojnë një atmosferë tejet të relaksuar e plot ngjyra, ku nuk mungon stili i tij unik. Nga detajet e çuditshme si makinat lodër të vendosura si aksesorë në xhinse, veshjet “Supreme”, e deri te momentet komike duke shijuar ëmbëlsira, Gjesti di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen.

Por, përtej argëtimit dhe modës, detaji kryesor që kapi syrin tonë menjëherë është një ‘screenshot’ i lënë me shumë zgjuarsi mes postimeve.

Këngëtari ka ndarë imazhin e një skedari audio të emërtuar “FUQISHEM-demo1”, duke konfirmuar kështu se kënga e tij e radhës do të mbajë pikërisht këtë titull.

Për t’u siguruar që ky projekt të jetë hit i padiskutueshëm, Gjesti nuk është izoluar i vetëm në këtë rezidencë. Bashkë me të në seancat e regjistrimit shihet edhe Gimbo.

Dyshja duket se po punon intensivisht në studio dhe, duke u nisur nga vetë titulli paralajmërues i demos, presim që projekti i ri të godasë fort në tregun muzikor. Tani mbetet vetëm të mësojmë datën e publikimit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*