Monika: “Keni bërë dashuri pas daljes?”/ Habit me përgjigjen Mateo, reagimi Brikenës bëhet viral

Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e shumëpritur e “Post Big Brother VIP Albania”, ku përveç debateve dhe sqarimeve të mbetura pezull, nuk munguan as momentet e sikletshme dhe pyetjet tejet intime.

Protagoniste e një situate mjaft pikante u bë Monika, e cila ka vendosur të mos i kursejë aspak ish-banorët.

Pa i rënë rrotull, ajo i është drejtuar Mateos në mes të studios me një pyetje tërësisht të drejtpërdrejtë: “Keni bërë dashuri pasi dolët nga Big Brother?”

Pavarësisht papritshmërisë së pyetjes që mund të vinte në siklet këdo, Mateo gjeti mënyrën për t’i shpëtuar kësaj situate.

Me një përgjigje diplomatike dhe romantike, ai u shpreh: “Ne bëjmë dashuri sa herë shihemi në sy.”

Megjithatë, ajo që nuk i shpëtoi syrit të kamerave ishte reagimi i Brikenës. Mimika e saj e fytyrës tregoi qartë habinë e madhe nga kjo pyetje “pa doreza” e Monikës.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*