Selin fitoi BBVA5! Çfarë fshihet pas kësaj fitoreje të errët që po trondit rrjetin?

Finalja e Big Brother VIP 5 po kthehet në një nga më të diskutuarat ndonjëherë, por jo për emocionet… por për dyshimet e forta që kanë shpërthyer menjëherë pas shpalljes së fituesit.

Një mesazh që po qarkullon në rrjet, i publikuar që rreth orës 17:24, duket se “parashikonte” çdo gjë që ndodhi në finale: eliminimin e Rogertit, më pas të Mateos, dhe përballjen finale mes Mirit dhe Selin, ku në fund fituese shpallej kjo e fundit.

Kjo ka ngritur dyshime të mëdha: a ishte gjithçka e paracaktuar?

Ndërkohë, një tjetër pikë që ka revoltuar publikun është fakti që televotimi u la i hapur deri në orën 01:00 të natës, edhe pse sipas shumë fansave, rezultati dukej i vendosur më herët. Shumë prej tyre pretendojnë se kanë votuar pa ndalur për Mateon – nga 5 vota në ditë, deri në shuma të konsiderueshme.

Madje, një rast ekstrem ka bërë xhiron e rrjetit: një fans nga Zvicra që pretendon se ka shpenzuar rreth 7000 euro vetëm për vota për Mateon, duke publikuar edhe faturat. Kjo ka shtuar edhe më shumë indinjatën: a janë shfrytëzuar ndjenjat dhe paratë e publikut?

Nuk mungojnë as akuzat për manipulim në rrjete sociale. Ndjekësit pretendojnë se pas shpalljes së fitueses, fotoja e saj është “mbushur” me pëlqime nga profile të huaja, kryesisht nga India, ndërsa numri i ndjekësve është rritur brenda pak orësh nga 180 mijë në 190 mijë, gjë që shumë e konsiderojnë jo organike.

Momenti kur Big Brother Hodhi foton e Selin dhe shpertheyn fansat nga India

Nga ana tjetër, fansat e Mateos sjellin si argument faktin që ai ka dalë vazhdimisht i preferuar në televotime të mëparshme:

i shpëtuar i pari në disa raste
më i votuari në përballje direkte
mbështetje masive në rrjet
Dhe pikërisht për këtë lind pyetja që po qarkullon kudo:
Si është e mundur që një nga më të votuarit gjatë gjithë rrugëtimit përfundon i treti në finale?

Debati është ndezur maksimalisht, me një pjesë të publikut që flet për një lojë të manipuluar dhe një tjetër që e konsideron gjithçka pjesë të spektaklit.

Një tjetër detaj që po përflitet fort në rrjet lidhet me një moment të pazakontë gjatë spektaklit, kur mamaja e Selin kërkoi publikisht ta merrte në shtëpi. Sipas zërave që qarkullojnë, pas këtij momenti produksioni ka kaluar në një pushim të gjatë publicitar, që sipas shumë ndjekësve duket si një situatë ku nuk dihej si të veprohej.

Kjo ka nxitur edhe më shumë spekulime, ku disa pretendojnë se pikërisht në atë moment mund të jetë marrë një vendim i rëndësishëm, madje duke shkuar deri te teoritë se fitorja mund t’i jetë premtuar për të menaxhuar situatën.

Një gjë është e sigurt: kjo finale nuk do harrohet shpejt!

Në mes të gjithë këtij debati të madh, shumë zëra po bëjnë thirrje që publiku të reflektojë seriozisht mbi votimet, duke kërkuar që njerëzit të heqin dorë nga shpenzimi i parave në formate të tilla, derisa të ketë më shumë transparencë dhe besueshmëri në proces.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*