Arbër Hajdari zbulon një detaj interesant për Ledionin dhe Sarën

Sonte mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”. Opinionisti Arbër Hajdari ka ndarë një moment nga prapaskenat, duke publikuar një fotografi ku shfaqen prezantuesi Ledion Liço dhe Sara Hoxha në të njëjtin ambient.

Pamja e përbashkët e tyre vjen në një kohë kur kishte aludime për një ndarje të mundshme të çiftit.

Megjithatë, fotografia e publikuar sugjeron se ata vazhdojnë të jenë pranë njëri-tjetrit, shkruan “Kosovarja”.

Finalja e spektaklit pritet të tërheqë vëmendje të madhe, ndërsa detaje të tilla nga prapaskena shtojnë interesin e publikut për zhvillimet jashtë ekranit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*