Lidhja mes Brikenës dhe Mateos vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara, jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe jashtë saj.
Së fundmi, familjarët kanë nisur të japin opinionet e tyre publike, dhe një deklaratë mjaft domethënëse ka ardhur nga tezja e Brikenës.
Gjatë një lidhjeje telefonike në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo është pyetur nga moderatorja Rozana Radi nëse kishte një këshillë të fundit për t’i dhënë Mateos.
Në vend të një këshille apo ndonjë rezerve për lojën, ajo ka zgjedhur të shprehë mbështetjen e saj të plotë për çiftin, duke treguar se e aprovon plotësisht këtë raport.
“Unë i uroj Brikenës dhe Mateos jetë të gjatë dhe të lumtur, edhe dëshiroj që të dy deri në vdekje të jenë bashkë.”
Kjo deklaratë e ngrohtë konfirmon qartë se të afërmit e Brikenës e kanë pritur mjaft mirë afrimitetin e saj me Mateon.
Me këtë “bekim” publik, ajo lë të kuptohet se familja shpreson që rrugëtimi i tyre i përbashkët të jetë i gjatë dhe të vazhdojë i fortë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Leave a Reply