Mateo ka ende ‘traumën’ e ndarjes nga e dashura! Flet miku i tij: Siç trajton Brikenën, trajtonte…

Marrëdhënia komplekse mes Mateos dhe Brikenës mbetet një nga dinamikat më të komentuara në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Për të hedhur më shumë dritë mbi sjelljen e Mateos dhe atë që fshihet pas qasjes së tij ndaj Brikenës, ka folur së fundmi miku i tij, Xhani Demika.

I njohur ndryshe si “menaxheri i VIP-ave”, Xhani ishte i ftuar në programin “Breaking News”, ku zbuloi disa detaje të panjohura nga jeta private e banorit.

Ai mohoi kategorikisht zërat se Mateo mund të ketë lënë pezull një lidhje jashtë, duke theksuar se ai ka hyrë në shtëpi si beqar. Megjithatë, Xhani tregoi se Mateo vjen nga një marrëdhënie e mëparshme që i ka lënë një lloj “traume” apo zhgënjimi, dhe sjellja e tij me Brikenën sot reflekton pikërisht ndjeshmërinë e tij.

“Siç është me Brikenën, ashtu është natyra e Mateos. Është shumë i dhënë dhe i sinqertë,” u shpreh ai.

Megjithatë, pavarësisht vlerësimit për sinqeritetin e mikut të tij, Xhani nuk e fshehu pakënaqësinë për mënyrën se si po rrjedhin gjërat në lojë.

Ai e këshilloi në distancë Mateon që të tërhiqet, pasi Brikena ia ka bërë të qartë vazhdimisht qëndrimin e saj refuzues.

Sipas menaxherit, vazhdimi i kësaj situate nuk i shërben askujt tjetër përveç Brikenës, e cila mund ta përdorë këtë afrimitet për strategji loje, duke e mbajtur Mateon në hije.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*