Labi reagon pas daljes nga BBVK

Këngëtari i njohur shqiptar Labinot Rexha reagoi për herë të parë në rrjetet sociale pasi u eliminua të premten nga spektakli Big Brother VIP Kosova 4, pas një televotimi shumë të ngushtë nga publiku.

Artisti ishte në nominim me formatin “Po” dhe “Jo” për qëndrimin e tij në shtëpi, votim që erdhi si pasojë e sjelljeve të tij të komentuara gjatë qëndrimit në lojë.

Pas vendimit të publikut për largimin e tij, ai zgjodhi të ndajë një mesazh reflektues me ndjekësit në Instagram, duke publikuar një fotografi dhe një shkrim falënderues.

“Ky rrugëtim ishte plot emocione, momente të bukura dhe sfida. Si çdo eksperiencë e fortë, pati të mirat dhe të këqijat… por gjithçka mbetet aty, brenda asaj shtëpie. Çfarëdo që ka ndodhur, mbyllet aty brenda. Unë dal nga kjo eksperiencë me mësime, me forcë dhe me mirënjohje për gjithçka që përjetova. Faleminderit publikut për mbështetjen, dashurinë dhe besimin. Rrugëtimi im vazhdon jashtë, me energji të re dhe me synime edhe më të mëdha”, shkroi ai.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*