Blerina shfaqet në lot teksa dëgjon këngën e re të Gjestit

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetin social TikTok ka përlotur mijëra ndjekës.

Në pamjet e publikuara nga fansat, shfaqet motra e Gjestit, Blerina, në një gjendje mjaft të rëndë emocionale.

Blerina shihet me lot në sy teksa dëgjon dhe këndon vargjet e këngës më të re të vëllait të saj.

Ky projekt muzikor nuk është thjesht një këngë, por një dedikim i ndjerë që Gjesti ka realizuar për vëllanë e tyre, Eldionin, i cili u nda nga jeta në rrethana tragjike në fund të shtatorit të vitit që lamë pas.

Reagimi i saj ka prekur zemrat e opinionit publik, duke kujtuar edhe një herë humbjen e rëndë që pësoi familja e tyre.

Ndjekësit kanë shpërthyer në komente mbështetëse për Blerinën dhe Gjestin, duke vlerësuar forcën e tyre për të shndërruar dhimbjen në art dhe për të kujtuar vëllanë e tyre përmes muzikës. /Prive By Liberta Spahiu

@gjdosen #fyp #viral #gjesti #albania #kosova ♬ originalljud – gjdosen

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*