Egli Tako ka zgjedhur ironinë për t’iu përgjigjur thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh në portale lidhur me jetën e saj sentimentale.
Gjatë një pyetësori të hapur në rrjete sociale, ajo u pyet: “A je fejuar, se kemi pa nëpër portale?”, përcjell Indeksonline.
Përgjigjja e Eglit ishte plot humor:
“Jo, për këtë muaj akoma s’jam fejuar. Pak e çuditshme në fakt, se sipas portaleve fejohem çdo muaj vitin e fundit, por nejse… muaji sapo ka nisur. Presim.”
Me këtë reagim, Egli ka ironizuar hapur lajmet e rreme që qarkullojnë për të, duke treguar edhe një herë se di ta trajtojë famën dhe thashethemet me sportivitet./Indeksonline/



Leave a Reply